Baza e NATO-s në Geilenkirchen të Gjermanisë ka ngritur nivelin e saj të sigurisë pas kërcënimeve për ndonjë rrezik të mundshëm.
“Siguria e stafit tonë është një prioritet kryesor. Operacionet në bazë do të vazhdojnë normalisht”, thuhet në deklaratën e bazës së sigurisë.
Javën e kaluar ka ndodhur një incident në një tjetër bazë të NATO-s në Gjermani, këtë herë në Këln ku është vendosur edhe flota e avionëve zbulues AËACS, duke bërë që ajo të mbyllet përkohësisht.
Ndërsa një tentativë depërtimi u raportua në bazën Geilenkirchen në të njëjtën ditë, duke çuar në kërkime të gjera në të gjitha zonat.
NATO ka paralajmëruar më parë për një fushatë veprimesh armiqësore nga Rusia, duke përfshirë sulme kibernetike dhe akte sabotimi.
/abcnews.al/