Vetëdorëzohet në polici efektivi Erjon Goxhara, autori i plagosjes së Lorenc Kostës të hënën në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Në njoftimin e policisë, thuhet se efektivi 46 vjeçar është vetëdorëzuar së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer plagosjen.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, Lorenc Kosta ishte duke ecur i vetëm në trotuar në rrugën Tish Daia për në drejtim të rrugës Hasan Alla kur është sulmuar nga Erion Goxhara. Efektivi zbret nga automjeti i tij dhe më pas qëllon me disa plumba në drejtim të 46 vjeçarit.
Dëshmitarë kanë deklaruar se autori fotografoi me telefon të plagosurin dhe më pas u largua me automjetin e tij. I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një operacioni pasi plumbat kishin prekur të dyja këmbët dhe pjesën e fundit të barkut./abcnews.al