Një skandal në Tajlandë ka ngritur shqetësime ndërkombëtare pas që një deputet, Prawit Wongsuwon, goditi një gazetare në kokë. Ngjarja ndodhi javën e kaluar, kur gazetarja e ThaiPBS i bëri një pyetje në lidhje me kryeministrin e ri.
Tani, një hetim parlamentar është kërkuar për veprimin e Prawit, i cili është ish-shef i ushtrisë dhe udhëheqës i Partisë Palang Pracharath. Ai ka kërkuar falje dhe ka thënë se veprimi i tij ishte një “ngacmim” ndaj një personi që e njeh mirë.
Megjithatë, Thai PBS dhe Shoqata e Gazetarëve të Transmetimeve Tajlandeze kërkojnë që ai të mbajë përgjegjësi për veprimin e tij dhe të përballet me pasojat e mundshme për shkelje të etikës.
/abcnews.al