Policia në Hong Kong përdori gaz lotsjellës për të larguar dhjetëra protestues në një kampus universiteti pas një nate dhune në qytet.
Rreth 200 protestues kanë pushtuar për ditë me radhë Universitetin Politeknik, madje duke i vënë zjarrin hyrjes në përpjekje për të mbajtur policinë jashtë.
Demonstruesit qëlluan shigjeta dhe katapultuan bomba benzine drejt policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe bote uji para se të hynin në universitet në orët e para të së hënës.
Ndërsa disa nga protestuesit u përpoqën të largoheshin, policia hodhi gaz lotsjellës, duke i detyruar ata të ktheheshin brenda në kampus.
Protestat në Hong Kong të cilat nisën për shkak të një ligji për ekstradimin vijojnë prej 6 muajsh./abcnews.al