Romelu Lukaku vazhdon të shënojë. Në fitoren 1-4 kundër Rusisë, sulmuesi i Interit shënoi golin e katërt dhe është ngjitur në kuotën e 53 golave të shënuar në 84 ndeshje të zhvilluar me Belgjikën.
Rrjetat e tij nuk surprizojnë më askënd, në ndryshim nga gjesti i fundit. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e fazës eliminatore të Euro 2020 dhe Belgjika do ta mbyllë në shtëpi kundër Qipros.
Lukaku ka vendosur t’u paguajë 5 mijë tifozëve biletën e ndeshjes. E kishte premtuar diçka të tillë dhe do e mbajë fjalën. Gjest shumë i bukur që konfirmon zemrën e madhe të sulmuesit 26-vjeçar. /abcnews.al