Plagosja e Lorenc Kostës, reagon policia: Autori efektiv, po punohet për kapjen e tij

schedule15:35 - 19 Gusht, 2024

schedule 15:35 - 19 Gusht, 2024

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me plagosjen e 45-vjeçarit, Lorenc Kosta te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Në njoftimin e policisë theksohet se autori i dyshuar, shtetasi Erion Goxhara është punonjës Policie dhe se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në lidhje me të plagosurin, uniformat blu bëjnë me dije se ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!