Arrestohet në Londër 26-vjeçari anëtar i ISIS: Çfarë kishte planifikuar

schedule07:11 - 18 Nëntor, 2019

schedule 07:11 - 18 Nëntor, 2019

Një i ri 26-vjeçar i cili u arrestua në Mbritaninë e Madhe pasi mbërriti nga Turqia këtë javë është akuzuar për një vepër terrorizmi.

Mamun Rashid, nga lindja e Londrës, është akuzuar për përgatitjen e akteve terroriste dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të hënën, sipas Policisë Metropolitane.

Ai u arrestua në aeroportin e Heathrow të enjten pasi ishte nisur nga deportuar Turqia, i dyshuar si anëtar  i Shtetit Islamik.

Në një deklaratë pas arrestimit të tij, Policia Metropolitane tha që çështja ishte “e lidhur me Sirinë”.

Zyra e Brendshme deri më tani ka refuzuar të zbulojë ndonjë detaj, duke thënë se nuk komenton për raste individuale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!