“Dhërmiu destinacioni i kësaj vere”, “Express”: Bregdet të mahnitshëm dhe natyrë e paeksploruar

schedule07:53 - 19 Gusht, 2024

schedule 07:53 - 19 Gusht, 2024

Jugu i Shqipërisë dhe sidomos Dhërmiu janë vlerësuar si destinacionet më të mahnitshme për të pushuar gjatë kësaj vere. Është e përditshmja britanike  Daily Express që i rekomandon pushuesve që të shijojnë këtë eksperiencë të veçantë dhe me kosto më të përballueshme se në vende të tjera. Ky fshat bregdetar ka një plazh të mahnitshëm, thuhet në artikull ndërsa i rekomandohet të gjithë atyre turistëve që kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese pushimi që ende ofrojnë diell dhe det, brenda Evropës.

Dhërmiu është një fshat i bukur bregdetar në qarkun Vlorë, Shqipëri, dhe është po aq i nxehtë sa Greqia, por nuk është aq i mbipopulluar me turistë sa destinacionet e afërta si ishulli grek i Korfuzit.

Është pjesë e qarkut të Himarës dhe ndodhet rreth 40 minuta me makinë nga qyteti i Vlorës, qyteti i tretë më i madh në Shqipëri. Shumë e krahasojnë përvojën e Dhërmiut me Santorinin e Greqisë, por më pak e shtrenjtë. Po ashtu shumë e veçantë cilësohet edhe arkitektura në fshat ku   ka shtëpi të bardha me kisha me kupolë blu .

Përveç plazheve me rërë dhe arkitekturës së tij të mrekullueshme – fshati ofron një jetë mjaft të gjallë nate.

Me baret dhe klubet e plazhit, ka shumë opsione për vizitorët që duan të kalojnë momente të bukura.

E veçantë vlerësohet edhe kuzhina shqiptare. Sipas të përditshmes britanike fshati bregdetar I Dhërmiut  ofron edhe shumë restorante – ku shërbehet kuzhina tradicionale shqiptare me një shije unike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!