Pas 12 ditësh luftë me flakët, është vënë nën kontroll zjarri në Malin e Thatë dhe Parkun Kombëtar të Prespës.
Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut gjatë së shtunës kanë ndihmuar në uljen e intesitetit të flakëve, duke penguar përhapjen e tyre në Parkun e Prespës.
Pavarësisht përmirësimit të situatës, bashkia e Pustecit dhe Zonat e Mbrojtura po vijojnë monitorimin e gjendjes në zonat ku ka ende vatra të vogla aktive.