Fluks në kufirin me Greqinë/ Nuk ka pritje të gjata për udhëtarët dhe mjetet

schedule15:18 - 17 Gusht, 2024

schedule 15:18 - 17 Gusht, 2024

Emigrantët shqiptar që jetojnë e punojnë në Greqi vijojnë të  kthehen për të pushuar në vendlindje.

Në pikën doganore të Kapshticës fluksi i udhëtarëve mbetet i lartë. Në 24 orët e fundit përmes këtij kufiri hynë në vendin tonë më shumë se 4600 persona.

Por ndërsa një pjesë vijnë të tjerë kthehen në vendin fqinj. Rreth 4800 persona janë larguar drejt Greqisë po nga kjo pikë kufitare.

Pavarësisht numrit të lartë të udhëtarëve dhe mjeteve, në të dyja anët e kufirit procedurat e kalimit zgjatin pak minuta, çfarë ka shmangur radhët dhe pritjen për qytetarët. Autoritete shqiptare po punojnë me 7 sportele në hyrje dhe dalje ndërsa ato greke  me  3, të cilat mund të shtohen në varësi të fluksit të lëvizjeve.

Lëvizje të shtuara udhëtarësh dhe turistësh ka pasur edhe në pikën  kufitare të Qafë Thanës. Në 24 orë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri hynë rreth 5900 persona.  Në shifra të përafërta është dhe numri i atyre që kanë udhëtuar drejt vendit fqinj./abcnews.al