“Gatishmëria është rritur”/ Zjarret në vend, ministri Vengu: Janë ende 10 vatra aktive

schedule13:56 - 15 Gusht, 2024

schedule 13:56 - 15 Gusht, 2024

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, diskutuan mbi zhvillimin e strategjisë për përballimin e situatës të zjarreve në vend.

Vengu deklaroi se ka qenë një javë e vështirë, pasi e mërkura e 14 gushtit, ka qenë dita me intensitetin më të madh të vatrave të zjarreve.

Vengu theksoi se nga 40 vatra të identifikuara, janë shuar 30 prej tyre. Ministri shtoi se gatishmëria është rritur.

“E vërteta është që kemi pasur një javë të vështirë. Dita e djeshme ka qenë dita me intensitetin më të madh të vatrave të zjarreve, 40 vatra të indentifikuar në rang vendi. Kemi shuar 30 prej tyre, janë 10 aktive. Vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve. Gatishmëria është rritur. Koha është për reagim të shpejtë”, theksoi ndër të tjera ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!