Çështja e urës së Ibrit/ Rohde mbështet “linjat e kuqe” të KFOR: Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar, s’duhen përsëritur

schedule19:05 - 14 Gusht, 2024

schedule 19:05 - 14 Gusht, 2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, u shpreh se e mbështet plotësisht “linjat e kuqe” të KFOR-it, për urën mbi lumin Ibër.

Diplomati gjerman pohoi se “veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që çuan në lëndimin e ushtarëve të KFOR-it dhe të civilëve”  nuk duhen përsëritur.

Ai ka thënë se duhet marrë parasysh këshillat e ndërkombëtarëve.  KFOR-i ka insistuar se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar.

“Mbështesim plotësisht NATO_KFOR dhe vijat e saja të qarta të kuqe përfshirë edhe ato lidhur me urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar, që shkaktuan lëndime të ushtarëve të KFOR-it + civilëve, nuk duhen përsëritur. Këshillat ndërkombëtare duhet të merren parasysh. Nevojitet depërshkallëzim i retorikës; mirëpres koordinimin e përmendur prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.