Musk lavdëroi Trump/ Eksperti Hoxhaj: Kjo është arsyeja pse ‘X’ po censuron Harris

schedule14:47 - 13 Gusht, 2024

schedule 14:47 - 13 Gusht, 2024

Miliarderi Elon Musk intervistoi për dy orë në platformën e tij ‘X’ kandidatin për president Donald Trump, duke shprehur dhe mbështetjen e tij.

Në një lidhje me Skype për “Virtual Wars”, eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Andi Hoxhaj ka thënë se kjo nuk ishte një intervistë e thjeshtë, por në rast se Trump vjen në krye të SHBA do të ketë një paksim shumë më ulët për të gjitha platformat digjitale dhe kjo ka bërë që Musk të jetë në mbështetje të tij.

Sipas ekspertit, platforma ‘X’ po censuron kandidaten Kamala Harris dhe po mbështet hapur Trump.

“Do të ketë një paksim shumë më ulët për të gjitha platformat digjitale dhe kjo ka bërë që të gjithë të tjerët dhe Elon Musk të jenë në mbështetje të Trump.

Është shumë e rëndësishme narrativa që ata drejtojnë, zoti Elon Musk si pronar i X ka rikthyer shumë veta që më përpara kanë mbajtur shumë qendrime radikale dhe natyrisht a do ketë një influencë për të mobolizuar të gjithë votuesit e zotit Trump.

Diskutimi që po bëhet në SHBA, është që njerëzit nuk duhet të censurohen nga fjala e lirë, sepse ashtu e thotë kushtetuta, po kushtetuta është bërë qindra vjet më përpara, edhe tani ka nga formati që merr nga rrjetet sociale, natyrisht do të duhet të ketë një rregullator, se jo çdo gjë mund të shkruhet në emër të lirisë.

Zoti Musk ka thënë që do ta hapi dhe e ka hequr nga filtrat në ‘X’. mirëpo, ka një impakt të jashtëzakonshëm sepse siç po shikojmë shumë nga teoritë konspirative po rikthehen dhe përplasja që po bën me zonjën Harris duket kontradiktore. Nga një anë thotë që nuk do ta censurojë dhe shohim sulmin që po i bëhet, nga ana tjetër Donald Trump po e lënë të lirë së bashku me ndjekësit e tij të shpresin teoritë e tij”, tha ndër të tjera Hoxhaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!