Liqeni i Bovillës shumë pranë Tiranës është kthyer në një nga destinacionet e pëlqyer për turistët.
Të huajve i bën përshtypje pamja piktoreske e liqenit rrethuar nga vargmalet e Skëndërbeut, Dajti, mali me Gropa, Xibri dhe Kotit.
“Vij nga Franca. kemi ardhur me familjen te vizitojme Shqiperine. Nga Ksamili kemi ardhur ne liqenin e Bovillës. Qenka vertete i mrekullueshem. Me nje pamje shume te bukur”.
“Peisazh shumë i bukur, i mrekullueshëm”.
“Zgjodhëm të bëjmë një ekskursion në liqenin e Bovillës bashkë me familjen. Është këndshëm. Me të vërtetë e mrekullueshme”.
Ndalojnë të shkrepin një foto. Më pas ngjisin shkallët drejt majës së Gamtit për të soditur panoramën.
“Vij per here te pare ne Boville, qenka një liqen i bukur, do te ngjitemi ne maje, per të pare pamjen e plote”.
Liqeni i Bovilles shtrihet në një sipërfaqe prej 4.6 km dhe furnizon me ujë të pijshëm rreth rreth 80 % të kryeqytetit
“Jemi per here te pare, pamja eshte e kendshme. Sapo kemi ardhur, pershtypja e pare eshte shume e mire, kemi lexuar per Shqiperinë nga interneti”.
“Ndalesen e pare e kisha ne Tirane, me pas Shkoder, Theth, eshte bukur, besoj do kthehem”.
Më herët kjo zonë frekuentohej vetëm nga banorë të zonës vitet e fundit liqeni i Bovillës dhe natyra e bukur e malësisë së Krujës po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj./abcnews.al