Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos.
Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se me hapjen e tunelit nënujor do të nisë projekti I Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer gjirin e Panormës në një destinacion të turizmit historik ku do të ndërthuret natyra me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake.
Sipas kryeministrit projekti parashikon krijimin e muzeut te Luftës së Ftohtë, si edhe rijetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës
Asete të Forcës detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare sipas Ministrisë së Mbrojtjes synohet të rikthehen në gatishmëri teknike.
Ndërsa objektet e kompleksit që nuk gëzojnë më funksione ushtarake do të përshtaten me qëllim krijmin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm.
Hapja e tunelit u krye nën drejtimin e stafit inxhinierik te Batalionit të xhenios dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim.
Ndërtimi i këtij tuneli nisi në vitin 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur./abcnews.al