Turizmi shton bizneset/ Vlorë, mbi 500 aktivitete të reja nga muaji prill

schedule15:14 - 8 Gusht, 2024

schedule 15:14 - 8 Gusht, 2024

Sezoni turistik ka shtuar  hapjen e bizneseve të reja në Vlorë.  Më shumë se  500  sipërmarrje janë regjistruar në këtë qytet prej muajit prill të këtij viti.

Të huajt sipas drejtorit të tatimeve po e shohin me interes hapjen e një biznesi në këtë qytet. Italianët janë të parët.   Kryesisht po investojnë në turizëm e prodhim.

Nuk mungon as bashkëpunimi mes vendasve dhe të huajve.

Në shtatë muajt e parë të vitit  në  Vlorë sipas  tatimeve  janë regjistruar 731 biznese të reja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!