Rikonstruktohen dy shkolla/ Tiranë, Veliaj: “Edit Durham” dhe “Petro Nini” do rindërtohen

schedule15:01 - 8 Gusht, 2024

schedule 15:01 - 8 Gusht, 2024

Në shkollën nëntë vjeçare në Tiranë “Edith Durham” dhe  gjimnazin “Petro Nini Luarasi” shumë shpejt  do të  nisë rindërtimi.

Lajmin e dha kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili gjithashtu i ftoi prindërit ti regjistrojnë fëmijët në kopshtet dhe çerdhet  pranë shtëpive.

Lajmi i mirë është se do të nisim ndërtimin e shkollës “Edith Durham” dhe na duhet të transferojmë nxënësit te “Emin Duraku”. Shkollat e ish Bllokut, që deri dje ishin elitare, sot duken vjetërsira krahasuar me mbi 40 shkollat e reja moderne që kemi bërë në Tiranë. Do të ndërtojmë edhe “Petro Ninin” sepse edhe ajo shkollë ka lezet të jetë si “Qemal Stafa”, si “Sami Frashëri”, si “Partizani”, por që ta bëjmë këtë, do të na duhet bashkëpunim”.

Veliaj ishte në ish  bllok ku po punohet për   përmirësimin e infrastrukturës së lagjeve.  Në zonën  që kufizohet me rrugët  “Sami Frashëri”, “Pjetër Bogdani”, “Andon Zako Çajupi” dhe “Moskat” po ndërhyhet në rrjetin nëntokësor. Sipas  Veliajt  do ti jepet zgjidhjeve dhe hyrjes në lagje pasi  me ndërtimin e pallateve pas viteve ’90-të nuk është menduar për rastet e emergjencës.

Aktualisht numri i banorëve këtu ka kapur kulmin dhe kanalizimet s’mbajnë më. Prandaj, do të shkojmë në një kapacitet shkarkues shumë herë më të lartë. Pavarësisht se në pamje të parë sipërfaqja duket relativisht mire, duhet të fokusohemi te nëntoka. Kemi pasur shumë problematika me pallatet e ndërtuara dhe legalizuara në zonën e “Moskateve”. Nuk është menduar edhe për pjesën e daljes, sidomos për hyrjen e emergjencës në pallatet e vjetra. Nëse kjo është bërë e mundur në lagjet e reja, duke u konceptuar që në fillim, këtu na duhet të gjejmë një zgjidhje momentale, pasi nuk është menduar gjatë kaosit të viteve 90-të

Bashkie e Tiranës  synon përmirësimin e kushteve në 100  rrugë e lagje  përpara fillimit të vjeshtës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!