Balena noton poshtë sërfistëve, pamje spektakolare

schedule21:47 - 16 Nëntor, 2019

schedule 21:47 - 16 Nëntor, 2019

Pranë San Clemente, në jug të Los Angeles, Californi sërfistët ishin mbledhur në brigjet e Doheny State Beach ku edhe janë përballur me një surprizë.

Një student ka filmuar me dronin e tij një balenë duke notuar poshtë grupit të sërfistëve që kishin ndaluar duke pritur dallgët e duhura. Shfaqja e balenës nga pamjet duket spektakolare.

Nga pamjet shihet se balena ka bërë shumë xhiro poshtë tavolinave të sërfit, duke lëvizur bishtin pa prekur sportistët që në dukje nuk e kanë kuptuar prezencën e saj. Payton Landaas, që ka regjistruar pamjet me dronin e tij, ka treguar për mediat amerikane, që ka mbetur i befasuar dhe se e ka ‘humbur’ dy herë nga sytë gjitarin./abcnews.al   (VIDEO)