VIDEO/ Zjarr në Dibër, digjen disa hektarë pyje dhe kullota në Zerqan

schedule11:39 - 7 Gusht, 2024

schedule 11:39 - 7 Gusht, 2024

Një zjarr i madh ka përfshirë disa hektarë pyje dhe kullota rreth orës 21-:00 të mbrëmjes së të martës në vendin e quajtur “Tre çezmat Zerqan”, në Dibër.

Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar edhe nga moti i nxehtë dhe era të forta.

Shërbimi zjarrfikës Bulqizë arriti të ndërhynte në kohë duke mos lënë përhapjen e flakëve dhe neutralizimin e tyre. Sakaq mësohet se në afërsi të zjarri ishte fshati Sofroçan, i njësisë administrative Zerqan dhe banesat ishin të rrezikuara nga flakët, por zjarri u vë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse,

Nuk dihet nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, por do hetohet nga policia Dibër.

/abcnews.al