Të paktën 20 persona humbën jetën si pasojë e trazirave të dhunshme që shpërthyen ditën e djeshme në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, mes krizës politike me të cilën po përballet vendi dhe pas dorëheqjes së kryeministrit Sheikh Hasina.
Kryeministrja Sheikh Hasina dha dorëheqjen dhe u largua nga zyra e kryeministrit, duke hipur në një helikopter ushtarak për të shkuar në Indi. Mijëra protestues sulmuan rezidencën e kryeministres në Dhaka, tha një oficer policie për AFP.
Shefi i ushtrisë së Bangladeshit, gjenerali Walker-Uz-Saman njoftoi në një fjalim televiziv se ai do të “formonte një qeveri të përkohshme” pas dorëheqjes së Hasina.
Por në korridoret e Spitalit Universitar të Dhakës, një reporter i AFP pa trupa të mbuluar nga gjaku.
Të paktën 66 persona u vranë sot dhe 300 të tjerë ditët e mëparshme. Shumica e 44 të vdekurve që pa gazetari ishin të rinj dhe të gjithë kishin plagë plumbash.
Policia njoftoi se janë vrarë edhe disa policë.
Protesta e studentëve kundër sistemit të rekrutimit në sektorin public, ku favorizoheshin pasardhësit e veteranëve të luftës së pavarësis– u kthye në demonstrata masive që kërkonin dorëheqjen e Hasinës.
Një objektiv simbolik për protestuesit ishte rezidenca zyrtare e ish-kryeministres, i cili u rikthye në pushtet në vitin 2009 pas mandatit të parë midis viteve 1996-2001.
/abcnews.al