“Çfarë trishtimi numri 10 te Paqueta, Tite e ka harruar rëndësinë e këtij numri?!”

schedule17:17 - 16 Nëntor, 2019

schedule 17:17 - 16 Nëntor, 2019

Gol i Leo Messit i dhuroi fitoren Argjentinës në miqësoren e luksit kundër Brazilit. Rivaldo ka luajtur e fituar shumë me kombëtaren e tij, por ish-kampioni i botës dhe ish-fituesi i “Topit të Artë”, nuk shqetësohet nga humbja. Ai ka një siklet tjetër, fanellën me numër 10.

Ajo është shumë e shenjtë në Brazil, teksa në ndeshjen e djeshme u mbajt mbi shpinë nga Lucas Paqueta, i cili zëvendësoi Coutinhon në pushim të ndeshjes. Rivaldo ua kujton të gjithëve rëndësinë e këtij numri, mbron milanistin dhe ka një mesazh të fortë për trajnerin Tite e stafin e tij teknik me anë të një prononcimi në rrjetet sociale.

Pashë miqësoren kundër Argjentinës dhe ndjeva trishtim me atë që i ka ndodhur fanellës me numrin 10. Ia kishin dhënë Paqueta-s, por ajo fanellë respektohet në të gjithë botën. Nuk mund t’i jepet dikujt që qëndron në stol ose luan një pjesë loje. E kanë veshur Pele, Rivelino, Zico, Rivaldo, Kaka, Ronaldinho dhe Neymar.

Nuk dua të fajësoj lojtarin, por Tite dhe stafi i tij e dinë peshën e atij numri. Nuk mund të djegin një 22-vjeçar, i cili mund të ketë të ardhme fantastike. Paqueta duhet mbrojtur, njësoj si ndodhi me Rodrygo, i cili tani po zhvillon ndeshje shumë të mira me Real Madrid“, përfundon Rivaldo. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Assisti o jogo entre Brasil ?? x Argentina ?? e fiquei muito triste de ver o que aconteceu com a camisa 10. Deram a camisa 10 para o Paquetá contra a Argentina. Camisa que é respeitada mundialmente. Esta camisa não é para ficar no banco e muito menos sair no intervalo, porque é a camisa que o mundo conhece e respeita porque foi usada e honrada por Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Kaká, Ronaldinho, Neymar. O jogador não tem culpa, mas a comissão técnica sim, pois eles sabem do peso desta camisa e também que poderia queimar o garoto de 22 anos que pode ter um grande futuro com a seleção brasileira. Da mesma forma que o treinador quis proteger o Rodrygo, que está jogando muito bem no Real Madrid, para esse jogo, poderia ter protegido o Paquetá de jogar com essa camisa. Todos nós sabemos que Brasil ?? e Argentina ?? nunca será um jogo amistoso.

A post shared by Rivaldo Ferreira (@rivaldo) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!