Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Libani

schedule21:54 - 3 Gusht, 2024

schedule 21:54 - 3 Gusht, 2024

Ambasada e SHBA në Bejrut u ka kërkuar qytetarëve amerikane  që të largohen nga Libani, mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.

Këshillimi pason një paralajmërim të ngjashëm nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili tha se situata “mund të përkeqësohet me shpejtësi”, shkruan BBC.

Irani është zotuar për një hakmarrje “të ashpër” kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vdekjen e shefit të Hamasit Ismael Haniyeh në Teheran të mërkurën. Vrasja e tij erdhi disa orë pasi Izraeli vrau komandantin e Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut.

Dyshohet se Hezbollahu me bazë në Liban, një grup i mbështetur nga Irani, mund të luajë një rol në çdo hakmarrje të tillë, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë një përgjigje serioze izraelite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!