Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Sipas burimeve policore, rreth orës 03.00 të mëngjesit një person ka qëlluar në ajër në zonën e Prek Calit në lagjen Rus.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa policia pas sinjalizimit dhe hetimeve të kryera ka bërë shoqërimin në komisariat të autorit të dyshuar dhe dy personave të tjerë.
Ende mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, vijon puna hetimore e policisë dhe prokurorisë.
/abcnews.al