Bashkëpunimi Gjerman dhe Bashkia e Tiranës dhurojnë pajisje për fermerët, Veliaj: Blini produkte vendase

schedule14:33 - 2 Gusht, 2024

schedule 14:33 - 2 Gusht, 2024

Pajisje dhe makineri bujqësore iu dhuruan  disa prej fermerëve në periferi të Tiranës nga ambasada gjermane   për të lehtësuar prodhimin e produkteve vendas.

Kryebashkiaku Erion Veliaj  në ceremoninë e zhvilluar në tregun e ri agroushqimor në Farkë ftoi qytetarët dhe administratorët  e restoranteve  të blejnë produkte  vendase për ti ardhur në ndihmë ekonomisë locale.

Kam një ftesë për qytetarët që përgatiten të shkojnë me pushime: Mbusheni makinën me produkte që prodhohen këtu. Kur dikush blen perime dhe fruta të vendit, gjelin e Baldushkut, verën e Lundrës, domaten e Shëngjergjit, nuk ka blerë vetëm ushqim për barkun, por ka blerë edhe librat e shkollës për një gocë të vogël, që do të shkojë në shkollë në shtator. Nëse doni të jeni patriotë sot, nuk ka nevojë të thoni “O sa mirë me qenë shqiptar”, se atë e thonë të gjithë. Është krenari kombëtare të shërbesh diçka, që është rritur nga duart, djersa, pasioni dhe dashuria e fermerëve tanë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se muaji gusht kur një pjesë e madhe e banorëve të kryqytetit largohen për pushime bashkia do të shfrytëzojë kohën për përfundimin e projekteve, si përgatitja për hapje  e shkollave, kopshteve e çerdheve në muajin shtator

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!