Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 3 personat e arrestuar përr trafik armësh drejt Britanisë së Madhe.
Në seancën e se premtes, gjykata la në burg deri në perfundim të hetimeve Abdulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj.
Gjate zhvillimit të seancës ata nuk kanë dhënë shpjegime. Ata dyshohen për trafik armësh në drejtim të Britanisë së Madhe.
Për të njëjtën çështje, 3 persona të tjerë janë në kërkim, të cilët sipas SPAK fshihen në Angli./abcnews.al