Ambasadorët e vendeve të QUINT ia bënë të qartë sot kryeministrit Albin Kurti se nuk përkrahin ndryshimin e statusit të Urës së Ibrit.
Ambasadori amerikan Jeffry Hovenier foli në emër të ambasadorëve të QUINT-it duke theksuar se nuk përkrahin asnjë ndryshim në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.
“Ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin Albin Kurti sot dhe e kemi informuar që qëndrimi ynë në konsultim më NATO-n, nuk mund të përkrahim asnjë ndërrim të statutit në lidhje me çështjen e hapjes së urës Ibrit në këtë moment”, ka thënë ambasadori amerikan.
/abcnews.al