Partia Socialiste zgjodhi sot anëtarët e Kongresit kombëtar. Në proces u eksperimentua vota elektronike dhe ajo me postë, dy prej sfidave që po përpunon dhe reforma zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Vetë Rama që votoi përmes makinerisë, tha se kjo metodë mund të aplikohet.
“Ne kemi përgatitur një proces të tërë para zgjedhjeve vendore për të qenë të gatshëm t’i përgjigjemi pozitivisht një kërkese për votimin elektronik, na ka rezultuara i mundshëm për ta shtrirë në Shqipëri duhet ta kishim pilotuar në zgjedhje të shkuara. Është votim offline mekanik dhe i papenetrueshëm nga forcat e errëta”.
Veç 706 anëtarëve që do të zgjidhen me këtë proces votimi, Kongresit të partisë Socialiste do ti shtohen automatikisht deputetët, kryetarët e bashkve, kryetarët e degëve, dhe ministrat. /abcnews.al