Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata nga zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 33 vatra zjarri në 24 orët e fundit

schedule10:23 - 1 Gusht, 2024

schedule 10:23 - 1 Gusht, 2024

Në 24 orët e fundit, 33 vatra zjarri janë shuar nga 39 vatra të raportuara, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë.

Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror. Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.

Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!