Ushtria amerikane ka kryer sulm ajror kundër grupeve të armatosura në provincën Babil të Irakut.
Një zyrtar amerikan i Mbrojtjes, në një deklaratë për AA tha se forcat amerikane shënjestruan luftëtarët që u përpoqën të sulmonin me mjete ajrore pa pilot në rajonin Musayyib, në provincën Babil.
“Komanda Qendrore e SHBA-së vlerëson se mjetet ajrore pa pilot në fjalë janë kërcënim për SHBA-në dhe forcat e koalicionit. Ky veprim nënvizon angazhimin e SHBA-së për sigurinë e personelit tonë”, tha zyrtari.
Në lajmet e mediave irakiane, pretendohet se selia e forcave të milicisë shiite Hashd al-Shaabi u sulmua nga ajri dhe se në rajon kishte të vdekur dhe të plagosur.