Ministri izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit: Vdekja e Haniyeh e bën botën një vend më të mirë

schedule07:48 - 31 Korrik, 2024

schedule 07:48 - 31 Korrik, 2024

Izraeli nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare për vdekjen e Haniyeh, por ka pasur reagime nga disa politikanë izraelitë.

Ministri i Trashëgimisë në Izrael Amichay Eliyahu, një anëtar i së djathtës ekstreme të Izraelit deklaroi se vdekja e Haniyeh “e bën botën një vend më të mirë”.

“Kjo është mënyra e duhur për të pastruar botën nga kjo fëlliqësi”, para se të vazhdojë të thotë “jo më marrëveshje imagjinare paqeje/dorëzimi, nuk ka më mëshirë për këta të vdekshëm”, shkroi ai në platformën X.

Hamasi ka njoftuar vdekjen e udhëheqësit Ismail Haniyeh, i cili u vra në rezidencën e tij në Teheran në një bastisje nga Izraeli.

Grupi palestinez që kontrollon Gazën tha se Haniyeh “u vra në një sulm të pabesë sionist”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!