SHËNGJIN- Dy avionë të ardhur nga Italia menjëherë kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në Shëngjin.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, ka siguruar pamje të avionëve “Canadair” të cilët po mbushin ujë në det, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Më herët, edhe helikopteri i ushtrisë “Cougar” ka nisur ndërhyrjen nga ajri.
Në lagjen afër Portit në Shëngjin është urdhëruar evakuimi i banorëve, pasi ka rrezik që flakët t’i afrohen një depozite gazi me kapacitet prej afro 5000 litrash./ abcnews.al