Në PS ka nisur që në orën 08:00 të mëngjesit procesi i votimit sipas parimit “një anëtar, një votë” për zgjedhjet e delegatëve të Kongresit. Për këtë proces, janë të regjistruar në listat e votimit 103 056 anëtarë partie. Procesi për zgjedhjen e tyre do të jetë i hapur deri në orën 16:00, ku anëtarët e PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e rinj të Kongresit, nga të cilët më pas do të dalin edhe emrat e rinj të Kryesisë së PS. Për herë të parë, në Njësinë administrative Nr. 8 të Bashkisë së Tiranës, në procesin zgjedhor të një partie politike do të zhvillohet votim elektronik dhe votim on-line.
Deputeti Arben Pëllumbi tha se do të shikohet ecuria e këtij votimi, që mund t’i propozohet edhe Komisionit të Reformës Zgjedhore për t’u aplikuar edhe në zgjedhjet e parlamentare.
“Procesi ka filluar vazhduar normalisht në 333 qendrat e votimit dhe do t’ju infomrojmë për ecurinë. e rëndësishme se në njësinë 8 po eksperimentojmë teknikat moderne si votimi elektronik dhe do shohim rezultatet si do implemetohen nga strukturat dhe do të shohim më pas për t’ia sugjeruar komisionit të reformës zgjedhore është e rëndësishme të kemi edhe votën e emigrantëve. Kongresi i PS do vendoset në Asamblenë e Ardhshme që besoj do të jetë fundi i shkurtit”.
Pas votimit edhe kryeministri Rama u shpreh se votimi elektronik duhet të ishte pilotuar që në zgjedhjet e shkuara.
“Ne kemi përgatitur një proces të tërë para zgjedhjeve vendore për të qenë të gatshëm t’i përgjigjemi pozitivisht një kërkese për votimin elektronik, na ka rezultuara i mundshëm për ta shtrirë në Shqipëri duhet ta kishim pilotuar në zgjedhje të shkuara. Është votim offline mekanik dhe i papenetrueshëm nga forcat e errëta”. /abcnews.al