Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Shëngjin/ Frikë nga një depozitë gazi, urdhërohet evakuimi i banorëve në lagjen e “Portit”

schedule18:28 - 30 Korrik, 2024

schedule 18:28 - 30 Korrik, 2024

SHËNGJIN- Flakët, të ndihmuara dhe nga era, janë afruar me shpejtësi pranë banesave në lagjen e “Portit” në Shëngjin.

Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, autoritetet lokale kanë kërkuar evakuimin e banorëve të kësaj lagjeje pasi pranë saj ndodhet një depozitë gazi, e cila mban një kapacitet  prej afro 5000 litrash.

Më herët Policia urdhëroi evakuimin e pushuesve dhe banorëve të zonës, ndërsa prej orësh vijon beteja e tyre me flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara dhe nga era që është prezente në zonën e Shëngjinit.

Sakaq, gjatë pasdites së kësaj të marte, është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterin e ushtrisë “Cougar” ndërsa nga Italia kanë mbërritur dy avionë të tjerë, të cilët do të asistojnë në vënien e situatës nën kontroll./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!