Përleshje në Bolivi, 8 të vdekur dhe 75 të plagosur

schedule07:40 - 16 Nëntor, 2019

schedule 07:40 - 16 Nëntor, 2019

Tetë persona u vranë dhe 75 u plagosën në një përleshje mes protestuesve pro-Evo Morales dhe ushtarëve e policisë në qytetin bolivian të Sacaba, afër Cochabamba, në qendër të vendit. Shumica e viktimave u goditën nga të shtënat me armë.

Mijëra protestues, kryesisht indigjenë, ishin mbledhur në Sacaba që nga mëngjesi, duke demonstruar paqësisht.

Përplasjet shpërthyen kur një grup i madh u përpoq të kalonte një pikë kontrolli ushtarak afër Cochabamba, ku mbështetësit dhe kundërshtarët e Morales u përballën me njëri-tjetrin për javë të tëra. Ndërkohë, media të ndryshme boliviane raportojnë se qindra protestues në El Alto kanë kapur dy oficerë të policisë pa komision.

Një delegacion po udhëton për të negociuar lirimin e tyre. Nga Meksika Evo Morales lëshoi apelin për forcat e armatosura dhe policinë për “jepini fund masakrës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!