Fluks në portin e Durrësit/ Gjatë fundjavës hynë mbi 15 mijë udhëtarë, gushti pritet të arrijë pikun

schedule11:34 - 29 Korrik, 2024

schedule 11:34 - 29 Korrik, 2024

Fluks i madh paraqitet në portin e Durrësit. Gazetari Leonidha Musai raporton se gjatë fundjavës kanë hyrë mbi 15 mijë udhëtarë nga ky port.

Sakaq, ai thekson se mbi 3 mijë e 800 automjete kanë hyrë vetëm nëpërmjet linjës së Ankonës.

“Kanë qenë një fluks shumë i madh krahasuar me muajin qershor. Mirëpo pritet që piku të arrijë në gusht, java e parë dhe e dytë të ketë rritje të ndjeshme të emigrantëve që vijnë në Shqipëri.

Më pas fluksi rikthehet në dalje të kësaj pike kufitare.

Mujai qershor dhe korrik të ketij viti nëse i krahasojmë me vitin e shkuar janë pak a shumë në të njëjtat parametra. Këtë e thonë dhe agjencitë e udhëtimit”, tha gazetari.

Më tej, ai mori dhe një shembull duke shtuar: “Ardhjet janë më së shumti me automjet, ç’ka do të thotë që familjarët e tij vijnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit”.

Sipas gazetarit, një pjesë e emigrantëve e kanë bërë traditë që të vijnë në Shqipëri për sezonin veror për t’u ç’mallur me familjarët e tyre, por ka dhe turistë që janë të apasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe vendeve të bukura të vendit tonë./abcnews.al