Gjirokastër, sherr me thikë në oborrin e shkollës plagoset nxënësi

schedule12:19 - 8 Janar, 2018

schedule 12:19 - 8 Janar, 2018

Një nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër u dërgua në spital pas sherrit me thikë në oborrin e shkollës.

Sipas policisë, i dëmtuari është konfiktuar me një moshatarin e tij, i cili u ndalua nga policia.

Sherri ka qenë banal dhe midis dy adoleshentëve ka patur edhe më parë incidente të vogla jashtë shkollës.

Aktualisht gjimnazisti ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al