VIDEO/ Dajti i lirë për dy orë, i dënuari përjetë në varrimin e të ëmës

schedule14:44 - 27 Korrik, 2024

schedule 14:44 - 27 Korrik, 2024

Dritan Dajti i dënuar me burg përjetë  për vrasjen e 4 policëve  gushtin e vitit  2009 la sot qelinë për disa orë. Drejtoria e Përgjithshëm e Burgjeve i dha leje për të marrë pjesë në funeralin e nënës që ndërroi jetë një ditë më parë.

Në masa të rrepta sigurie, siç shihet dhe në këto pamje, i lidhur me pranga me efektivë të policisë të veshur me jelekë antiplumb dhe nën vëzhgimin e forcave RENEA, Dritan Dajti  ishte në varreza.

Pasi ka dhënë lamtumirën e fundit të ëmës Dajti u kthye në  qeli në burgun e Peqinit ku dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!