Mbrojtësi malazez Stefan Savic është larguar nga Atletico Madrid pas plot 9 sezonesh me fanellën e “Los Colchoneros”.
Largimi i “shtatlartit” të mbrojtjes është njoftuar për tifozët nga vetë klubi spanjoll, që nëpërmjet një komunikate zyrtare ka komunikuar se palët kanë vendosur të ndërpresin kontratën me marrëveshje.
“Kemi arritur marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës me Stefan Saviç. Klubi i Atleticos falënderon shumë mbrojtësin për profesionalizmin dhe punën e tij gjatë këtyre nëntë viteve dhe i uron fat për sfidën e tij të re”,- thuhej në deklaratën e “Kuqebluve”, por nuk mbaron me kaq.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Savic ka arritur tashmë marrëveshjen me klubin e njohur turk, Trabzonspor, me 33-vjeçarin malazez që pritet të fluturojë drejt Stambollit për të kryer testet mjekësore dhe pastaj firmosur një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.
Ndërkaq, kujtojmë se Saviç bëhet qendërmbrojtësi i tretë që largohet nga “Los Colchoneros” e Diego Simeone, gjatë kësja merkatoje vere, pasi më herët turku Çaglar Soyuncu u transferua, te Fenerbahce, ndërsa Hermoso la kontratën e tij të skadonte më 30 qershor, duke mos pranuar rinovimin me “gjigantët” e Madridit. /i.m /abcnews.al