Ekspert për punësimin Erion Muça, një intervistë në emisionin “Money Report” në ABC News, foli për reformim e arsimit profesional.
Ai u ndal edhe fondi kombëtar për aftësimin duke thënë se është një ide e mirë, edhe pse sipas tij ka ende shumë paqartësi se si do të funksionojë.
Duhet parë se si duhet të funksionojë. 1% i shpenzimit të tyre do të jetë u detyrueshëm apo do ti kalojë si përqindje shkollave profesionale apo do të jetë një buxhet që do t’ja mundësojë shteti trajnimin. Pra ka ende paqartë lidhur me këto elementë. Ne jemi vendi i parë në europë për investimin më të ulët lidhur më këtë çështje. Kjo për shumë arsye që vijnë zinxhir”, tha ai.
Gjithashtu Muça tha se interesi për shkollat profesionale mbetet i lartë dhe kjo jo vetëm për efekt të promovimit, por sepse zanati fillon të fitohet që në vitin e parë.
“Gjithashtu shumë industri janë ofruar për të marrë sa më shumë punonjës. Arsimi profesional apo formatet e zanateve kanë shumë hapësira sa i përket tregut profesionist dhe mendoj që në Shqipërisë ka ardhur momenti që arsimi i lartë të marrë vëmendjen e duhur dhe duhet të ketë përshtatje me atë që edhe kërkon tregu”, tha më tej eksperti për punësimin, Erion Muça.
/abcnews.al/