Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 37-vjeçari në Vlorë

schedule09:39 - 26 Korrik, 2024

schedule 09:39 - 26 Korrik, 2024

Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi është kallëzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.

Policia bën me dije se 32-vjeçarja është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin 37 vjeç, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 32-vjeçare se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 32-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!