“Bir, eja luaj me Zaniolon te Roma! Ju tregoj si më mashtroi Marotta”

schedule17:40 - 15 Nëntor, 2019

schedule 17:40 - 15 Nëntor, 2019

“Transferimi në Angli ishte një gabim, sepse ai është akoma një djalë i ri dhe nuk po e gjen veten tek Evertoni. Nuk më pëlqeu ky transferim. Shpresoj të kthehet në Itali, te Roma. E rëndësishme është të rikthehet këtu”, kështu e ka nisur prononcimin e tij për Centro Suono Sport Jean Kean, babai i sulmuesit të Everton, Moise Kean.

Ai flet edhe  në lidhje me raportin që ka me menaxherin e djalit të tij: “Me Mino Raiola nuk kam asnjë raport, nuk e kam takuar asnjëherë, besoj se as që ka dëshirë të më shohë. Kërkoi autorizimin për djalin tim që në moshën 14-vjeçare dhe së bashku me ish-gruan time dëshironin ta transferonin që atëherë në Angli”.

Jean tregon se Moise nuk po kalon një moment të mirë: “Në Everton, ku luan tani, nuk ndihet mirë. Ju desh të priste disa vite për të provuar një eksperiencë jashtë vendit. Nëse ekziston një mundësi për t’u rikthyer në Itali, shpresoj të ndodhë, që të mos shkatërrohet. E njeh mirë kampionatin këtu dhe mund të bëjë paraqitje të mira”.

“Historia e traktorëve? Besoj në Zot dhe në fjalën e dhënë, nëse gënjen, atëherë nuk besoj më. Më kishin premtuar dy traktorë dhe nuk m’i kishin dhënë. Kur ishte 14 vjeç, më thirri Beppe Marota dhe e çova në Torino. Djali mund të shkonte në Angli. Atëherë ai më premtoi dy traktorë, për të ndihmuar vëllezërit e mi, në këmbim të firmës për të kaluar djali te Juventusi. Do t’i kisha përdorur, por asnjë nuk më erdhi”, shprehet Jean.

Në fund ai ka edhe një mesazh për djalin e tij: “Nuk e kuptova pse Juventusi e shiti. Besoj vetëm për çështje ekonomike. Kam dëgjuar të thuhet se Sarri nuk e donte. Allegri e kishte vlerësuar atë. Nëse djali im do më thoshte që Roma e do, do i jepja bekimin tim të kalonte aty. I dërgoj një mesazh atij:  Më dëgjo mirë, jam babait yt nga gjaku, kthehu në Itali për të luajtur dhe do të bëhesh lojtar i madh. Eja luaj në Romë, me mikun tënd Zaniolo. Mos mendo për paratë, por për karrierën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!