Parlamenti mbyll sezonin/ Dy ditë seancë, pritet votimi i draftit për zgjedhoren

schedule10:07 - 25 Korrik, 2024

schedule 10:07 - 25 Korrik, 2024

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo do të jetë edhe seanca e fundit për këtë sesion parlamentar.

Seanca maratonë do të zgjasë edhe ditën e nesërme, ndërsa pritet që për votim të kalojë drafti i dakordësuar mes PS dhe PD për reformën zgjedhore.

Në vijimësi kjo seancë pasur diskutime nga të dyja palët dhe kjo ka sjellë edhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Opozita ka akuzuar mazhorancën se po përpiqet të kontrollojë KLSH-në.

Nga ana e tij deputeti socialist Erion Braçe tha se kreu i KLSH-së nuk ka precedent që të shkarkojë mazhoranca drejtuesin e KLSH-së.

‘Nuk e kuptoj këtë shqetësim që ngrihet kaq lart në nivel politik këtu, seanca e raportimit të kreut të KLSH e ka gjithë procesin brenda dhe habia ime nuk ka të bëjë me këtë që po ndodh këtu, por kreu i KLSH-së nuk ka shprehur as bezdi as mos vullnet, por ka qenë prezent është përgjigjur në komisionin e ekonomisë dhe nuk është hera e parë që ndodh këtu”, është shprehur Braçe.

Nuk kanë munguar edhe akuzat nga deputeti Edmond Spaho, mazhoranca synon që ta fusë në qorrsokak.

Ndërkohë këtë të enjte do të mbahen edhe dy interpelanca.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa zhvillon interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.

“Opozita duket se nuk është sërish njëzëri dhe ka nga ata që kanë rënë dakord me PS për votimin e draftit sa i përket listave dhe herësit, por do të jetë dita e nesërme që do të tregojë edhe votimin përfundimtar. Megjithatë ditën e sotme në këtë seancë pritet të ketë edhe diskutime”, raportoi për ABC News gazetarja Fjona Xhafaj.

Rendi i ditës

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!