Në Uashington u zhvilluan protesta, ku mijëra njerëz u mblodhën kundër vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në SHBA.
Disa qindra metra larg Kongresit amerikan janë rritur tensionet mes policisë dhe protestave, raporton skynews.
Më parë ishte një protestë e qetë dhe paqësore. Por, vetëm në minutat e fundit policia ka nisur të spërkasë një gaz që po irriton sytë e shumë njerëzve.
Njerëzit janë thellësisht të zemëruar me mënyrën se si qeveria amerikane e ka mbështetur luftën izraelite kundër Hamasit.