Përmbyset varka në Mauritani/ Mbyten të paktën 25 emigrantë

schedule21:07 - 24 Korrik, 2024

schedule 21:07 - 24 Korrik, 2024

Të paktën 25 persona u mbytën kur një varkë me emigrantë u mbyt pranë kryeqytetit të Mauritanisë, Nouakchott, njoftoi këtë të mërkurë Agjencia zyrtare e Informacionit Mauritanian (AMI).

Roja bregdetare e Mauritanisë shpëtoi 123 emigrantë të paligjshëm dhe nxori 25 trupa të mbytur pranë kryeqytetit Nouakchott.

Aksidenti ndodhi të hënën dhe bilanci i mëparshëm i dhënë nga Organizata Botërore për Migracionin (IOM), ishte të paktën 15 të vdekur./abcnews.al