Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, në një deklaratë për shtyp, në një konferencë me gazetarët ka folur për një sërë çështjesh me rëndësi për publikun duke u ndalur tek ndryshimet e Kodit Zgjedhor, vota e emigrantë, gjithashtu u pyet edhe në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ne duhet të marrim një opinion të Komisionit të Venecias. Kushtetuta thotë nuk mban përgjegjësi për votën e thotë shumë qartë, ke pavarësi për votën. Sepse ky është edhe themeli i demokracisë. Po u shkatërrua kjo atëherë deformohet demokracia”, tha ai.
Pyetje: Pse keni frikë ta çoni në Gjykatë Kushtetuese?
Bledi Çuçi: Nuk kemi frikë, jam i pavarur do të votoj si të dua , ma lejon Kushtetuta.
Sa i përket votës së emigrantëve, kreu i grupit të PS tha se është gjetur dakordësi me opozitën.
“Grupi i dialogut ka bërë një punë intensive dhe ka pasur adresime të shumta. Sa i takon votës së emigrantëve me gjithë diferencat që kemi pasur me opozitën në lidhje me sistemin që do të përdorim për të adresuar të drejtën e emigrantëve për të votuar aty ku jetojnë, me vjen mirë të them që në diskutimet e fundit që kemi pasur kemi gjetur edhe një gjuhë të përbashkët. Formula jonë është të votohet me postë. Kushti i vetëm është vetëm që duhet të ketë adresë. Mënyra se si do të numërohet vota është e qartë sepse do të numërohet në KQZ dhe në bazë të adresave që ka në regjistrim civil dhe pasi të deklarojë që do votojë jashtë, do t’i numërohet vota po aty në qendër votimi. Më vjen mirë të them që kemi pasur edhe një konsensus me opozitën”, u shpreh kreu i grupit të PS.
/abcnews.al/