“21 Janari”, Ndrea Prendi në SPAK/ Softa: Ata që janë përfshirë do thirren. Petraj: Person kyç në hetimet e SPAK

schedule23:50 - 23 Korrik, 2024

schedule 23:50 - 23 Korrik, 2024

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se të gjithë personat e përfshirë në çështjen e “21 Janarit”, do të thirren për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Softa u shpreh se do thirren persona të tjerë të cilët janë kallëzuar.

Ndërsa avokati Edmond Petraj deklaroi se Prendi është person kyç. në hetimet e SPAK. Sipas tij, këto ditë në SPAK do të thirren Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Fatjon Softa: Momentin që të gjithë gazetarët i bënë pyetje, ishte përgjigje mohuese, tha që do të jem sa herë SPAK të thërrasë. Koha në SPAK është procedurë. Ky do të jetë një nga personat e thirrur për “21 Janarin”. Priten emra të njohur në SPAK. Jo vetëm komandanti i Gardës, por të gjithë personat e përfshirë, apo të akuzuar, personat kërkojnë të kenë edhe masa sigurie, duke kërkuar edhe shmangie publike. Është krejt normale që në këtë situatë, përveç ngarkesës publike, politike, emocionale, nga kjo vrasje janë viktima, dhe familjarë që kërkojnë drejtësi. Kur nuk kanë gjetur drejtësi, ka pasur hakmarrje. Por këta po ndjekin rrugë ligjore.

Edmond Petraj: Është e rëndësishme për drejtësinë. Prendi, është person kyç në hetimet e SPAK për këtë ngjarje të rëndë. Ai është pyetur për lidhjet dhe rolin e figurave të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në kontekstin e ngjarjeve. Ka një audio, nëse është e vërtetuar, mund të ofrojë një ndriçim të rolit të Prendit dhe vartësve të tij. Nuk besoj se kanë frikë, situata e Ndrea Prendit, është thirrur, largojini këto mendime se mund të ketë kërcënime dhe shantazhe për këtë person. Nëse do kishte rrezik për jetën e tij, ai mund të mos vinte. Kjo dosje më duket shumë e vështirë, më duket, ndoshta edhe e pashmangshme dështimi. Jemi në një kohë të caktuar, shumë personazhe nuk dihen ku janë. Këto ditë do të thirret zoti Basha, do të thirret edhe Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!