Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pritet ta vizitojë Beogradin. Ambasadori, Albert Prenkaj tha se kjo vizitë vendos në pozitë inferiore shtetet e rajonit.
Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai ka theksuar se Serbia po përfiton nga BE përmes diplomacisë ekonomike, por dhe SHBA janë të interesuara të blejnë kompaninë elektroenergjitike të saj.
“Prishtina ka mbetur totalisht jashtë loje, totalisht e izoluar. Kosova është duke komunikuar përmes një leve të komunikimit, e cila është identifikuar nga komunitetet ndërkombëtare, siç është presidentja e Kosovës, por qeveria e Kosovës është totalisht e izoluar dhe me këtë ka izoluar dhe Kosovën në tërësi dhe qytetarët e saj. Një raport që shefi i deritanishëm i politikës së BE, Borell ia kishte dërguar shteteve anëtare, nuk është marrë në trajtim dhe nuk është shqyrtuar dhe Kosova mbetet ende në sanksione. Kështu unë e shoh këtë ardhje apo vizita të shpeshta në Beograd të krerëve të bashkësive të mëdha të Europës siç është Gjermania dhe paralajmërimi i ardhjes së presidentit të Francës, Macron.
Beogradi ka futur në funksion diplomacinë ekonomike. Serbia ka deportuar nën lëkurën e bashkësive të mëdha të Europës, SHBA dhe në botën e lindjes, ka krijuar relacione miqësore, por dhe interesa ekonomike. Por dhe SHBA janë të interesuara të blejnë kompaninë elektroenergjitike të Serbisë, kemi investimet e Emirateve Arabe, kemi investime kineze te çeliku dhe tani po shohim dhe një përafrim me BE. Në këtë aspekt, Kosova mbetet totalisht e izoluar dhe e vetmja mundësi që Kosova të kalojë është nëpërmjet dialogut”, tha ambasadori./abcnews.al