I dënuar për “marrëdhënie seksuale më dhunë më të mitur”, ndalohet i moshuari në Shkodër

schedule14:25 - 23 Korrik, 2024

schedule 14:25 - 23 Korrik, 2024

Policia e Shkodrës ka ndaluar 75-vjeçarin pasi ishte shpallur në kërkim.

I moshuari ishte në kërkim nga policia pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 19.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin në kërkim 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 19.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.