Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:33 - 23 Korrik, 2024

schedule 07:33 - 23 Korrik, 2024

Sipas MeteoAlb, do të mbetet vendi ynë nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata; të vijojë nën dominimin e kthjellimeve; vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje lehtë në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm maksimumet duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 39°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë

Kosova

Gjatë orëve të paradites; republika e Kosovës; do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ndërsa pas-mesditës pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në zona të izoluara të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C vlera minimale deri në 34°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Gjatë ditës së martë; Republika e RMV dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare; kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri pas mesditës, kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë RMV duke gjeneruar shira të përkohshëm në një pjesën më të madhe të territorit.

Përsa i përket; temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale në Dibër deri në 37°C maksimalja në Shkup.

Ndërkohë; era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior.

Europa

Rajoni i Baltikut dhe pjesërisht qendra e kontinentit do të vijojnë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere.

Po ashtu; Europa Lindore dhe gadishulli Skandinav; do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura shiu, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.