Universitetit “Aleksandër Moisiu” i akordoi titullin e lartë akademikut kosovar për kontributin shumëdimensional në zhvillimin e kulturës, arsimit dhe kërkimit shkencor.
Universiteti i Durrësit nderon akademik Rexhep Qosja me titullin “Doktor Honoris Causa”. Përmes nëj ceremonie të zhvilluar ën ambjentet e universitetit “Akleksandër Moisiu” Senati Akademik i këtij universiteti, i akordoi këtë titull me motivacionin: “Për kontribut të shquar e shumëdimensional në zhvillimin e kulturës, arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Kosovë dhe në mbarë botën shqiptare. Çosja nderohet si studiues i shquar i shkencave albanologjike; si themelues dhe drejtues i institucioneve, ameve të studimit e organeve shkencore; si studiues i letërsisë, por edhe si veprimtar shoqëror e politik.
Në fjalën e tij, Akademik Rexhep Qosja u shpreh i ngazëllyer me vlerësimin.
“Faleminderit Senatit Akademik për titullin e nderit. Ky titull më gëzon sepse më jepet prej një universiteti që mban emrin e një prek artistëve më të lavdishëm shqiptarë e europianë, Aleksandër Moisiu. Ai ishte artist me sjellje të fisme në kohë të keqe e të mirë”, u shpreh ndër të tjera ai. /abcnews.al